Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka reaguar për takimin që Rama zhvilloi në Tiranë me Presidentin e Serbisë dhe me dy kryeministrat, atë të Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi.  Me një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, kreu i PAA-së thotë se krijimi i minishengenit pa përfshirjen Kosovës është një turp i madh.

Sipas tij, qasjet politike që synojnë izolimin e elitës politike në Kosovës, nuk bëjnë gjë tjetër, por vetëm fuqizojnë kundërshtarët e tyre. Mes tjerash ai akuzon edhe kryeministrin Rama, ndërsa shkruan se të luash me interesat strategjike kombëtare për  kapital politik  i hap vetes rrugën e padëshiruar të  “gjykimit historik”.

“Një Shengen i vogël është një turp i madh pa Kosovën. Izolimi i saj, sulmi ndaj elitës politike të Prishtinës, i shërbejnë vetëm atyre që kanë interesa të kundërta me ato të Kosovës dhe Shqipërisë. Të luash me interesat strategjike të një kombi, vetëm për mbijetesë politike, është një zgjedhje që do të ndëshkohet nga historia!”-shkruan Agron Duka, ndërsa publikonnjë foto me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

79994328 2989041651129381 2200477926615416832 N
79994328 2989041651129381 2200477926615416832 N

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: