Kreu i PAA, Agron Duka ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama se shqiptarët rrezikojnë t’u ndërpritet vaksinimi në rast se ai humbet zgjedhjet më 25 prill.

Duka thotë se ky është kërcënim nga Rama me vdekje për shqiptarët, dhe dëshmon mentalitet qeverisës kriminal për pushtet absolut dhe të përjetshëm.

Ai siguron se asnjë kompani e prodhimit të vaksinave në botë s’bën kontratë me individët në qeveri, por me vetë qeverinë. Madje si shembull ai merr Kosovën, për të cilën thotë se është prova më konkrete se vaksinimi nuk ka të bëjë me rotacionet politike pasi qeveria Kurti sapo mori mbështetje me vaksina nga COVAX.

 

STATUSI NGA AGRON DUKA

PAA :”Duka- Kërcënimi i shqiptarëve  ose votoni mua ose ju pret vdekja nga mungesa e vaksinave –  dëshmi rengjethese dhe provë e qartë e vdekjes morale dhe politike e Rilindasit të urrejtjes dhe frikës.

Rama po kërcënon shqiptarët me vdekjen.

Deklarimi i tij se po humbi ai  zgjedhjet,  do të ndërpritet vaksinimi,  dëshmon një mentalitet qeverisës kriminal për pushtet absolut dhe të përjetshëm.

Kjo sepse :  1.Asnjë kompani e prodhimit të vaksinave në botë nuk bënë kontratë me individët në qeveri por me qeverinë e çdo vendi.

  1. Kontratat e blerjes së vaksinave janë marrëveshje ligjore jo fotografi personale.
  2. Keq përdorim i vaksinave për mbijetesë personale – është moralisht i turpshëm dhe ligjërisht i dënueshëm.
  3. Prova konkrete se vaksinimi nuk ka të bej me rotacionet politike është Qeveria Kurti në Kosovë e cila sapo mori një mbështetje të konsiderushme vaksina nga projekti global i Covax.

Rilindasi në ikje po lë pas dështimin edhe psikologjik, duke zgjedhur si aleat të tij kërcenimin me vdekje të qindra mijëra shqiptarëve që nuk e kanë bërë akoma vaksinën.

Ky kërcenim kriminal është prova më e qartë për çdo shqiptarë përse rotacioni është jo vetëm i domosdoshëm por edhe i menjëhershë.

Ndryshimi do të ndodh  me votë plebishitare.

T’a shpëtojmë të ardhmen tonë nga ky model qeverisje që pasi ju vodhi shqiptarëve disa miliardë lekë, euro apo dollarë, pasi ju vodhi shpresën dhe të ardhmen evropiane, i kërcënon shqiptarët se do t’ju marr edhe jetën po nuk votuan atë dhe vetëm atë që sic thotë edhe vete është “lypsari më i madh’ i shqiptarëve.

Me këtë kërcenim kriminal –  “Rilindasi i frikës dhe vdekjeve” tregon se ka lypur gjithmonë për lavdin dhe pushtetin e tij personal, por  i ka varfëruar më shumë shqiptarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb