Kreu i PAA, Agron Duka ka reaguar kundër deklaratave të djeshme të kryeministrit Rama teksa i bënte apel një sipërmarrësi të merrte punëtorë nga Afganistani, India e Bangladeshi.

Duka shkruan se Rama i përçmon shqiptarët, por nuk e mbulon dot më tepsinë e bërë shoshë nga dështimet.

Sipas tij, shqiptarët janë punëtorë, fisnikë, sfidues e të suksesshëm kudo në botë, vetëm në Shqipëri ka vende pune për politikanët e korruptuar e oligarkët.
Ai thekson se Ramës tashmë i ka mbetur vetëm kjo mënyrë për të mbuluar diellin e shpresën kundër qeverisë së tij.

STATUSI NGA AGRON DUKA
?Rama nuk e mbulon dot më tepsinë e bërë shoshë nga dështimet, braktisjen e fshatit. Përçmimi i shqiptarëve punëtorë, njerëz fisnik, sfidues dhe të suksesshëm kudo në botë dhe në çdo sfidë, veç në Shqipëri ka mundësi pune vetëm për politikanët e korruptuar dhe të kapur nga krimi dhe oligarkët që vrasin dhe shtypin çdo iniciativë të lirë, është prova rrënqethëse e modelit të disa rilindasve hajdutë.
?Mirënjohje qindra mijëra fermerëve, blegtorëve, peshkatarëve, agrobiznesit dhe agroturizmit, që edhe pse të braktisur nga Krye-Rilindasi, mbijetojnë duke punuar dhe sakrifikuar gjithçka për të mirë-arsimuar fëmijët e tyre, për të paguar kostot e rënda të sëmundjeve dhe të ruajtjes së shëndetin. ?Rilindasit e pangopur dhanë gjatë 8 viteve vetëm 57 qindarka financime nga buxheti për bujqësinë nga 100 lekë të prodhimit të brendshëm bruto/GDP-së.
?Edhe rritja e mbështetjes së BE nuk shkon në rritjen e buxhetit për zhvillimin e qëndrueshëm rural por për të mbushur gropat e zeza të taksave të vjedhura dhe gjobave marramendëse nga gjykatat ndërkombëtare.
??PAA reagon kundër përçmimit publik të Ramës si e vetmja mënyrë për të mbuluar me tepsinë e bërë shoshë diellin e shpresën kundër errësirës keq-qeverisëse 8 vjeçare‼️

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb