Ish-deputeti Agron Duka me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruan se nën qeverisjen e Rilindjes, prodhimi bujqësor ka pësuar rënie.

Duka shprehet se tkurrja dhe mungesa e tregut të shitjes, si dhe mungesa e subvencionimeve, po e bëjnë një mision gati të pamundur markën “Made in Albania”.

Sipas Dukës, kjo situatë nuk vjen si rrufe në qiell të hapur, por është pjesë e ciklit përmbyllës të Rilindjes.

Postimi i Agron Dukës:

Edhe këtë vit shohim me trishtim se ku përfundon djersa e fermerëve. Mallrat e importit, tkurrja dhe mungesa e tregut të shitjes, si dhe mungesa e subvencionimeve, po e bëjnë një mision gati të pamundur markën “Made in Albania”.

Nuk kemi pse të habitemi për rënien drastike të Prodhimit Kombëtar, 2.31%, nga 4.3% që parashikonte qeveria për vitin 2019, sepse këto pamje ilustrojnë më së miri gjendjen në të cilën ndodhet ekonomia jonë.

Një pikiatë që nuk vjen si rrufe në qiell të hapur, por është pjesë e ciklit përmbyllës të Rilindjes. Shterimi i energjive qeverisëse po prodhon kosto sociale dhe ekonomike, që vetëm zgjedhjet e reja do të mund ta ripërtërijnë. Bashkë me zgjedhjet, do të triumfojnë edhe zgjidhjet ekonomike për bujqësinë dhe jo vetëm.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb