Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste,  Agron Duka i ka bërë thirrje mazhorancës dhe opozitës të miratojnë Projektligjet e propozuara nga PAA. Konkretisht bëhet fjalë për projektligjet për TVSH-në dhe për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Në deklaratën për shtyp PAA fton mazhorancën dhe opozitën të mbështesin miratimin e Projektligjeve të depozituara në kuvend pasi gjejnë zbatim shumë nga kërkesat e sektorit privat dhe zgjidhen disa probleme.

Deklarata

Në emër të Kryetarit të PAA i bëj thirrje mazhorancës dhe opozitës të miratojnë Projektligjet e propozuara nga PAA.

1-         Projektligji PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.92, DATË 24.07.2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR

2-         Projektligji PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9817, DATË 22.10.2007, “PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL”

PAA ka kundërshtuar më parë dhe vazhdon edhe për Paketën Fiskale të vitit 2022 të kundërshtojë me forcë dhe me argumente politikën dhe praktikën e ndjekur nga qeveria, për ndryshimet e shpeshta të Paketës Fiskale.

Fakti që Politikat Fiskale po ndërrohen shpesh, pa u studiuar, pa u analizuar, dhe pa u konsultuar me grupet e interesit, e kanë dëmtuar shumë rëndë jo vetëm veprimtarinë e sektorit privat në fushën e Ekonomisë së Ushqimit por edhe buxhetin e shtetit.

PAA pasi ka analizuar dhe vlerësuar me vëmendje propozimet e ekspertëve dhe përfaqësuesve të sektorit privat të bujqësisë dhe të gjithë hallkave kryesore të Ekonomisë së Ushqimit, i ka paraprirë procesit të hartimit dhe miratimit të Projektbuxhetit të vitit 2022 dhe Paketës Fiskale që e shoqëron duke depozituar në Kuvend dy Projektligje:

1-         Projektligji PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.92, DATË 24.07.2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR

2-         Projektligji PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9817, DATË 22.10.2007, PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL”

PAA u njoh dhe mbështet kërkesat dhe propozimet e bëra në letrën dërguar Qeverisë Shqiptare nga tre Organizatat më të mëdha, që operojnë në fushën e bujqësisë dhe Ekonomisë së Ushqimit, si përfaqësuese legjitime të sektorit privat, Shoqata e Eksportuesve të Fruta-Perimeve, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) dhe Sindikata e Bashkuar e Fermerëve.

PAA fton mazhorancën dhe opozitën të mbështesin miratimin e Projektligjeve të depozituara në kuvend nga ana jonë, pasi gjejnë zbatim shumë nga kërkesat e sektorit privat dhe zgjidhen disa probleme. Gjithashtu mbështet kërkesën e unifikuar të sektorit privat, që kërkon të mos miratohet Paketa Fiskale e propozuar për vitin 2022, pa u studiuar, pa analizuar pasojat negative dhe pa e konsultuar me grupet e interesit.

Agron Duka

Kryetar i PAA

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: