TIRANË

Kreu i PAA Agron Duka ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Në një mesazh në “Facebook” ai uron për shëndet, paqe dhe lumturi në familjet tuaja, duke theksuar se sot kemi nevojë për më shumë mirëkuptim shoqëror, solidaritet dhe ndihmë sidomos për shtresat në nevojë.

“Të dashur miq,
Uroj sot nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Festën e Kurban Bajramit!
Shëndet, paqe dhe lumturi në familjet tuaja.
Kjo festë sjelltë dashuri begati, harmoni dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët!
Sot kemi nevojë për më shumë mirëkuptim shoqëror, solidaritet dhe ndihmë sidomos për shtresat në nevojë.
Zoti i bekoftë shqiptarët!”, shkruan Duka.

Agron Duka Fb
Agron Duka Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb