SHBA

Biznesmeni i suksesshëm Agron Shehaj i cili ka ndërtuar një akademi digjitale falas që u shërben qindra të rinjve të aftësohen e profesionalizohen pë në tregun e punës, është ftuar në selinë e gjigandit “Google” në New York. Prej andej, Shehaj njofon se ka marrë mbështetjen dhe ndihmën e Google që do i sjellë përfitime të jashtëzakonshme Akademisë ku po studiojnë e mësojnë të rinjtë.

“Jam i lumtur që Link Academy do të ketë nga tani e tytje mbështetje dhe ndihmë nga Google. Në selinë e Google në New York u ftuam si partnerë të denjë për të ndarë histori suksesi e eskperienca të shumta. Në më pak se një vit, Link Academy ka trajnuar falas qindra të rinj në fushat e kodimit, marketingut dixhital, menaxhimit të rrjeteve sociale, përdorimit të produkteve dhe shërbimeve profesionale të kompanive Google, Facebook dhe Microsoft.

Bashkëpunimi me Google është një hap i madh me përfitime të jashtëzakonshem për një institucion që e krijuam me misionin për të aftësuar të rinjtë shqiptarë me dijet më të fundit në fushën e teknologjisë për të qenë konkurues në epokën tërësisht dixhitale ku po shkon bota”, shkruan Shehaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: