Kandidati për kreun e PD-së Agron Shehaj ka zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Shehaj thekson se PD është mbështetur gjithmonë nga SHBA, duke shtuar se lidhja e kësaj force politike me amerikanët do të forcohet edhe më shumë.

  • foto galeri

Postimi i Agron Shehajt:

Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992.

Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve.

Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb