Lamtumira nga Man.City në fund të sezonit, për më tepër me parametra zero, ka bërë që shumë klube të nisin një garë të ethshme për të siguruar shërbimet e Sergio Aguero. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”: Barcelona ka vendosur në shënjestër sulmuesin argjentinas por kushtet financiare që kërkon Aguero mund të kthehen në pengesë. Të gjithë lojtarët e Barcelonës pranuan një ulje të ndjeshme të pagës për shkak të krizës financiare që solli COVID-19, diskutimi mbetet i njëjtë edhe me lojtarët që do të afrohen këtë verë. Aguero përfiton aktualisht tek Man.City mbi 12 milion euro, shifër që vështirë se mund të marrë tek Barcelona. Nëse Aguero dëshiron të vesh fanellën blaugrana duhet të pranojë ulje të pagës.

Sport
Sport

Situatën që po kalon Aguero po e monitoron prej kohës edhe nga Juventus. “Zonja e Vjetër” kërkon të rifrmatojë fazën sulmuese edhe Aguero është në listën e prioriteteve, madje sipas “Sport” janë të gatshëm ti ofrojnë më shumë se sa Barcelona. Për momentin asnjë nga dy klubet nuk i ka paraqitur një ofertë konkrete, në pritje për të kuptuar edhe dëshirën e vet lojtarit. Në këto tratitiva, Barcelona ka një bonus me shumë, Aguero mund të luaj në “Camp Nou” përkrah Leo Messit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb