Barcelona tashmë ka filluar të bëjë disa ndryshime në skuadër para edicionit 2020/21.

Skuadra katalunase është duke punuar në transferime të reja dhe tashmë ka realizuar disa.

Sergio Aguero dhe Eric Garcia janë të përfunduar, gjersa në ditët e ardhshme priten edhe marrëveshjet e tjera.

Georginio Wijnaldum dhe Memphis Depay, pritet që shumë shpejt të zyrtarizohen si lojtarë të Balugranasve.

Ronald Koeman do të ketë disa lojtarë mjaftë cilësorë në dispozicion, duke ditur edhe për formën që kanë shfaqur te skuadra ku ishin dhe janë aktualisht.

Trajneri holandez me lojtarët që mund t’i posedojë parashihet të luajë në skemën 5-2-3:

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen, Alba, Lenglet, Garcia, Pique, Dest, De Jong, Ëijnaldum, Messi, Aguero, Depay.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: