TURQI

Vdekja e aktorit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Luran Ahmeti ka shkaktuar tronditje ne mesin e artistëve në Turqi. Luran Ahmeti kishte interpretuar në një sërë filmash në Turqi siç është ‘Lugina e Ujqërve’ apo ‘Sulejmani i Madhërishëm’.

Artistja turke me origjinë shqiptare Demet Evgar, e konsideruar si një nga aktoret më të mëdha turke ku së fundmi interpreton në serialin

Alev Alev shprehet kështu: O shqiptar im, miku im i vjetër dhe i çmuar. Më thoje gjithmonë se ne jemi si dy male, prandaj jemi të palëvizshëm. Na dogje se brendshmi.

Aktorja turke Hazal Kaya shprehet kështu në mesazhin e saj: Oh zemër … Do të më marrë malli shumë! Një mesazh vjen edhe nga aktori Bulent Şaprak: Ah, shqiptar i madh. Le të vazhdojë revolucioni jot.
Tolga Tekin: Le të jetë hapësira juaj një parajsë, vëlla i dashur
Celil Nalcakan: Gjithmonë e kam pasur zili aktrimin tuaj, kam dashur të luajmë së bashku, nuk isha fat. Zoti e bekoftë shpirtin tuaj, i dërgoj ngushëllime familjes dhe të dashurve të tij. Unë jam shumë i trishtuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ceyda Ates: I dashuri im Luran … Lamtumirë, nuk do t’i harrojë ditët tona në Maqedoni.
Levent Sulun: Ahhhhh vëllai im … Ahhhhh shqiptar i madh! Sëmundja Covid ju mori nga ne. Familja juaj, të dashurit tuaj. Zoti të mëshiroftë, qofsh i parajsës, vëllai im …
Veda Yurtsever: Oh, zemër, o djalë shqiptar, flini i qetë.
Gonca Vuslater: Zemra ime është copëtuar me këtë lajm …

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb