Ambientet e Universitetit të Elbasanit, të boshatisura nga studentët që ende nuk e kanë nisur vitin e ri akademik, janë shndërruar në sallë festash. Në ambientet e bibliotekës së universitetit është festuar dhe kërcyer për ditëlindjen e rektorit të Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, duket rektori Skënder Topi i cili kërcen nën ritmet e këngëve popullore së bashku me kolegët për të festuar ditëlindjen e tij të 55-të. Rektori mesa duket nuk ka preferuar të festojë ditëlindjen në ambiente të tjera më të përshtatshme, por ka zgjedhur ambientet e universitetit për festë private.

Në godinën e universitetit ka edhe një bar që përdoret nga pedagoget dhe studentët, por mesa duket as ai ambient nuk është preferuar nga drejtuesi i institucionit për të bërë festën private. Pas publikimit të pamjeve, rektori Topi nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me kthimin e ambienteve të universitetit në sallë festive.

Skender Topi
Skender Topi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: