Tirana ndryshon trajner dhe menjëherë jep reagimin e kërkuar, duke i dhuruar tri pikë në debutim Julian Ahmata. Skuadra bardheblu u kthye te fitorja, duke kaluar 3-0 tranfertën kundër Luftëtarit. Një sfidë e fituar lehtë nga duket nga rezultati dhe në të vërtetë e tillë ishte, por vetëm pas minutën së 25-të. Deri atëherë skuadrat kishin ruajtur ekuilibrat, që u prishën me kartonin e kuq të Prikas. Mbrojtësi preku topin me dorë thuajse në vijën fatale, teksa i dhuroi edhe një 11-metërsh rivalëve. Por nga pika e bardhë e penalltisë, Batha gaboi.

Tiranaa
Tiranaa

Gjithsesi, dëshpërimi i mesfushorit dhe shokëve të tij për këtë rast të humbur do të zgjaste shumë pak. Në vazhdimësinë e goditjes së këndit do të vinte edhe goli i epërisë për Tiranën që mban firmën e Torasa. Për reagimin e të zotëve të shtëpisë nuk mund të flitet, ndërsa bardheblutë japin goditjen e “KO” në minutën e 42-të. Ngoo I pashqetësuar dërgon në rrjetë topin e asistuar nga Halili, duke dhënë përshtypjen e një sfide të mbyllur përpara kohe. Këto parashikime konfirmohen shpejt me rikthimin në fushë pas pushimit.

74209159 2402494486673326 5866797971965739008 N
74209159 2402494486673326 5866797971965739008 N

Përveç disa daljeve të vakëta, Luftëtari nuk rrezikon asnjëherë portën e Likës. Me tri pikët e sigurta, Tirana mbron epërsinë, teksa nuk arrin të shfytëzojë rastet e saj për të thelluar diferencat. Një gjë e tillë do të ndodhte vetëm në limitet e kohës së rregullt. Titullar i padisktuar me Memën, Hasani u aktivizua vetëm si zëvendësues, por minutat në fushë i mjaftuan për të gjetur golin e tretë dhe atë që vulosi fitoren e Tiranës. Një sukses që kthen qetësinë te bardheblutë, por më shumë i kthen ata në majat e larta të renditjes. Në pritje që rivalët të zbresin në fushë të hënën, skuadra e drejtuar nga Ahmataj ngjitet në kuotën e 17 pikëve, po aq sa Bylis kryesues dhe Partizani i vendit të tretë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb