Ndeshja mes Luftëtarit dhe Skënderbeut ka përfunduar 1-0 për gjirokastritët. Ishte Dunga ai që ka shënuar golin në minutën e 87-të. Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj është shprehur mjaft i kënaqur për këtë trepikësh që ka qenë jetik për skuadrën e tij.

Rëndësi kanë pikët?

Po patjetër. Rëndësi kishin pikët dhe im morëm përballë Skënderbeut, kampionit që ihste në një formë të mirë. Më bën të kënaqem rezultatin, nuk kemi kohë të luajmë bukur,. Duhet të shpëtojmë ekipin nga rënia.

Si e gjykoni lojën e Aleksit?

E kam thënë lojtarët e vjetër, kanë një peshë të madhe. Po ta shikosh ai kishte një peshë të madhe në fushën e lojës.

Ishte trepikësh mbijetese?

Duhet të marrësh maksim umin në çod ndeshje. Çdo pikë ësghtë e artë. Më ngrohu fakti që arritëm të bënim detyrën.

Të ndihmoi pauza tre javore apo jo?

Kjo vlejti shumësepse ne patëm një ksuadrë pa një fazë përgatitore. Na shërbeu shumë pazua për të marrë këtë fitiore.

A ju jep qetësi +7 nga Kastrioti?

Ne kemi kundërshtarë veten tonë dhe jo Kastriotin apo Tiranën. Ne duhet të merremni vetëm me skuadrën tonë. Duhet ta sigurojmë matematikisht mbijetesën. Çdo skuadre fitoret i bëjnë mirë.

Mendoni se Luftëtari është i denjë për në Superiore?

Ndërsa është një skuadër që ka investuar në çdo drejtim, atëherë unë mendoj që kjo skuadër meriton të qëndroj në superiore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: