Përballë Tiranës do të jetë Kukësi, një provë e fortë për bardheblutë dhe për trajnerin Julian Ahmataj, që pas “tërmetit” të Korccës, atij që shaktoi vetë tekniku elbasanas me akuzat e tij për mosimpenjim dhe për tradhëti të brendeshme prej një klani të caktuar që “ha” koka trajnerësh te klubi kryeqytetas. Ahmataj kërkon të largojë vëmendjen nga situata rreth tij dhe skuadrës dhe fokusohet vetëm te përballja me verilindorët.


Si paraqitet gjendja e skuadrës?
Gjendja e skuadrës është e mirë, besoj se problemet e tërmetit kanë kaluar. Kemi punuar shumë këtë kohë, kemi vënë disa gjëra në rrugën e duhur dhe shpresojmë të marrim frytet e punës që kemi bërë.


Çfarë duhet ndryshuar ndaj Kukësit?
Po të shikosh ndeshjet, jemi ndëshkuar në kundërsulme. Janë gabime që duan kohë të madhe për t’u riparuar. Skuadra që të luaj një lojë sulmuese duhet të ketë më shumë ekuilibër taktik, gjë që mungon në momente të caktuara. Rezultati i shtynë lojtarët të dalin nga detyrat dhe kjo duhet rregulluar.


A është Tirana favorite ndaj Kukësit?
Unë nuk mendoj se Tirana nuk ka qenë ndonjëherë favorite. Është një ndeshje e radhës, duhet fituar si çdo ndeshje kampionati, sepse të gjitha ndeshjet vlejnë vetëm 3 pikë. Unë nuk kënaqem me barazim. Do futemi për më të mirën.

Është e qetë situata në ekip?
Po punohet shumë, duhet të përgatisim ndeshjet me qetësi, pasi në fund ndeshja vlen vetëm tre pikë. Nuk ka presion fare, pasi e kam marrë unë mbi shpinë. Të gjithë janë marrë me mua dhe këtë do e bëj gjithnmonë. E kam hequr nga skuadra presionin.

Përgjegjësia e gjitha mbi ju, mos është gabim?
Për mua është e rëndësishme, pasi të gjithë drejtuesit duhet të marrim përgjegjësitë. Përgjegjësia vjen nga lart dhe jo nga poshtë. Vjen nga ne, sepse në fund jemi në ata që vendosin për futbollistat.

Ndryshime në skuadër?
Normalisht, skuadra ka nevojë për përmirësim. Në lojë ka raste që nuk kemi ekuilibër, kemi disa pauza që sjellin defiçite në mbrojtje dhe sulm. Kjo gjë duhet përmirësuar dhe kjo do orë punë dhe jo fjalë e deklarata. Se sa kemi arritur do shihet në fushë. Ndryshime janë në varësi të mungesave dhe të asaj që lojtarët kanë dhënë në stërvitje.

Pauzat në lojë?
Nuk është çështje e gjendjes fizike, por janë në kokën e futbollistit. Këto qëndrime në tranzicion janë shumë të dëmshme, pasi i japin kohë kundërshtarit.

Objektivi titull?
Ne duhet të shkojmë te titulli. Nuk e vë fare në dyshim që jemi për titull. Duhet të japim maksimumin në lojë, po dhamë atë, kemi mundësi të marrim rezultatin. Ne nuk jemi në një moment jo të mirë, thjesht kemi probleme në strukturën e lojës që duhet të përmirësohen.

Merkato?
Është herët për të folur, nuk ka skuadër në botë që nuk do të ndërhyjë në merkato. Por duhet të përqëndrohemi vetëm te ndeshja e radhës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: