Rezoluta e Srebrenicës është bërë sot objekt debati dhe akuzash mes maxhorancës dhe opozitës.

Gjatë fjalës së tij zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i doli në mbrojtje deklaratës së Ballës, ndërsa akuzoi opozitën se në kohën kur drejtonte Berisha, Shqipëria theu embargon dhe furnizoi me armë dhe karburant Serbinë.

“Po diskutojmë për një çështje me rëndës, por e dëgjoj se deputetët e opozitës kërkojnë shkas për të folur dhe gjejnë pretekst. Zoti Balla nuk shprehu asnjë fjalë fyese për askënd. Por iu referua një ngjarje, një të vërtetë që është në dokumentet e Kombeve të Bashkuara. Shqipëria në atë kohë u cilësua si vendi që ka thyer embargon. janë eksportuar nga Shqipëria 1,.7 mln ton naftë. Vetëm në 94-në kanë qenë 4,2 mln lekë akcizë. Kuptojeni se ça i keni bërë makinës së luftës së Millosheviçit. Të thyesh embargon dhe të ndihmosh luftën nuk është krim? Nëse mungon ndonjë gjë rezolutës, hajde i shtojmë, por ju thatë që të ngrihemi mbi palët.”, tha Ahmetaj.

Ndërkohë, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi tha se maxhoranca erdhi në pushtet në 2013-ën me bekimin e Boris Tadiç.

“Në zbatim të rregullores zoti Balla s’duhet të fliste fare, pasi duhet të ishte i regjistruar. Meqë ju vazhdoni të spekuloni siç bëri parafolësi, me kontrabandën me naftën, po ju përgjigjem me një kundër fakt. Kjo maxhorancë edhi në pushtet me bekimin e Boris Tadiç, i biri i një doktoranti i të vërtetë.”, tha Boçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: