TIRANE

Një ditë pas shkarkimit nga Kuvendi si ministër i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj i kaloi punën zyrtarisht pasardhëses së tij në këtë institucion, Anila Denaj. Ahmetaj nuk kurseu edhe mbështetjen për pasardhësen, ndërsa i uroi edhe suksese në detyrën e re. Ahmetaj tha se punoj si kryetar i Komisionit të Financave dhe Ekonomisë.

Arben Ahmetaj: Përshëndetje e kemi komunikuar që do bënim një ceremoni të vogël për kalimin e detyrën nga unë dhe nga ministrja Denaj. Unë kam punuar edhe si ministër i Financës dhe Ekonomisë po për këtë mazhorancë. Unë do jem 10-fish më mbështetës se ç’ka parë kjo qeveri. Unë kam punuar edhe si ministër i Financës dhe Ekonomisë po për këtë maxhorancë. Do iki të punoj si kryetar i Komisionit të Financave dhe Ekonomisë  po për këtë maxhorancë, do të thotë që ashtu siç kemi punuar të njëjtën gjë do bëjmë, por unë do jem 10-fish më mbështetës se ç’ka parë kjo ministri më para.  Kam vlerësim për secilin prej jush. Ka qenë kënaqësi dhe nder që kam punuar me secilin prej jush. I uroj Anilës një kohë sa më të bukur profesionalisht dhe sa më intensive politikisht dhe shumë suksese.

Anila Denaj:Jam shumë  e nderuar që më jepet mundësia të drejtoj një dikaster kaq shumë të rëndësishëm, me shumë përgjegjësi gjithashtu. Në këtë sfidë të jashtëzakonshëm kam një dikaster të jashtëzakonshëm po ashtu. Kjo situatë e bën ketë barrë edhe më të lehtë për ta marrë përsipër. Sfidat e institucionit janë të njohura. Kushdo që e drejton këtë institucion mund të thotë më shumë jo sesa po.  Do përpiqem më shumë të thelloj më tej luftën kundër informalitetit. Jam me fat që kam pas meje 4 zv.ministra shumë të ditur. Dua të falënderoj zotin Ahmetaj për këtë ekip të ndërtuar, jo pa formalizëm, për mbështetjen që më keni dhënë në këtë kalim stafete.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: