Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana inspektuar paraditen e së premtes, punimet për ndërtimin e banesave individuale, të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të shkuar, në njësinë Rrubjek, Maminas, bashkia Shijak.


Ministri Ahmetaj gjatë takimit me banorët e zonës, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, u shpreh se “brenda shtatorit, këto familje do të marrin në dorë çelësat e shtëpive të tyre të reja, shumë më të mira se sa ato që humbën”.

  • foto galeri

Gjatë bashkëbisedimit me Besniken nënën 80 vjeçare, Ahmetaj i tha asaj se “për gati 4 javë e gjysëm do të marrësh çelësat e shtëpisë tënde të re”.

“I kam thënë kryeministri Rama që do të shkoj të takoj një nënë që jeton vetëm dhe me kërkesë të kryeministrit, kryetari i bashkisë së Shijakut të të japë fjalën ty sot, se kur t’i do të hysh në shtëpinë e re”- tha Ahmetaj, ndërsa kryetari bashkisë së Shijakut i premtoi 80-vjeçares se më datën 15 shtator ajo do të hyjë në shtëpinë e saj të re.

Ahmetaj vizitoj kantierin e ndërtimit të shtëpive individuale dhe u informua se ekipet punojnë me dy turne dhe aktualisht ka mbaruar faza e parë dhe po punohet për hedhjen e mbulesës prej betoni.

Ahmetaj i bëri apel punëtoreve që krahas ritmit intensive të punës të zbatojnë rigorozish edhe masat antiCOVID.

“Është e rëndësishme që fillimisht në banesat e reja do të hyjnë nënat e zonjat në nevojë dhe gradualisht më pas të gjithë banorët shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti. Përpara Vitit të Ri shumica e atyre që kanë humbur shtëpitë, në natën e Vitit të Ri do të festojnë në shtëpi të re dhe më pas vitin tjetër për të gjithë të tjerët”- tha Ahmetaj.

Ahmetaj u shpreh se ky është premtim i mbajtur dhe fakt që që atë që thotë Kryeministri Rama e bën realitet.

Në Bashkinë e Shijakut ka filluar puna paralelisht në të gjithë njësitë administrative dhe aktualisht po modelohen dhe rindërtohen nga e para 508 shtëpi individuale.

“Shqipëria ka arritur një transformim të rëndësishëm ekonomik e social. Po konsolidojmë çdo dite themelet e Shqipërisë që duam, me shtet, punë, mirëqenie”, u shpreh Ahmetaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: