TIRANË

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj solli në seancën plenare raportin e Bankës Botërore për t’iu referuar për çështjen e rritjes ekonomike. Ai tha se ekonomia nuk është opinione, por fakte të cilave duhet t’iu referohemi.

Duke cituar raportin e BB, ai tha se ekonomia shqiptare tregon trend inkurajues teksa konsumi privat është rritur rekord.

“Ekonomia sigurisht që nuk është opinione askund, as në parlament dhe as përtej parlamentit. Është fakte dhe na bën mirë që t’i referohemi. Kur japim opinione ose ide duhet t’iu referohemi statistikave. Nuk jam duke e bërë situatën rozë, por jam duke e vendosur në kontekst. Për të gjithë ata që janë të interesuar, kam sjellë për qytetarët një tabelë të raportit të fundit të BB. Ekonomia shqiptare tregon trend inkurajues. Rritja e fortë e ekonomisë vjen si rezultat i vaksinimit, mungesës së mbylljes dhe ringritjes së shërbimeve të udhëhequra nga turizmi dhe ndërtimi. nëse do të vazhdojë pjesëmarrja e në punësim, trendi i uljes së varfërisë do të vazhdojë.
Konsumi privat është rritur rekord. Një e dhënë tjetër që ka të bëjë me investimet, rritja e kapitalit fiks bruto, investimet e sipërmarrjeve për të rritur kapacitetet e tyre prodhuese. A ka një sipërmarrës që të investojë në zgjerim kapacitetesh nëse nuk ka besim tek ekonomia vendase. Është rritur numri i sipërmarrjeve të vogla. po patjetër se kemi bërë taksat zero”, tha Ahmetaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb