TIRANE- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi të hënën se për zhvillimin e rajonit tonë nevojitet bashkëpunimi rajonal si dhe hartimi i projekteve të përbashkëta.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun malazez, Vladimir Kavaric menjëherë pas një takimi dy palësh, Ahmetaj tha se hartimi i projekteve të përbashkëta do të bënte të mundur tërheqjen e investitorëve strategjik.

Kemi konkluduar, tha ai, që të hartojmë projekte të përbashkëta zhvillimi për t’i paraqitur, në 27 gusht, kohë kur qeveritë e rajonit do të mblidhen në Vjenë.

Dy ministrat theksuan domosdoshmërinë edhe të një pakete të përbashkët turistike, si dhe futjen në treg të sa më shumë kompanive low cost. Aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë kompani ajrore low cost, duke bërë që qytetarët shqiptarë të paguajnë shtrenjtë për fluturimet drejt destinacioneve të ndryshme.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: