Lufta kundër krimit ishte një ndër arsyet që coi në mbyllen e lojërave të fatit. Kështu u shpreh ministri I financave Arben Ahmetaj I fuar në emisionin ‘Open’ me Eni Vasilin në Top-Channel. Ahmetaj u shpreh se historia e lojërave të fatit ka qenë problematik ndër vite në Shqipëri dhe e cilësoi si të suksesshëm për kohën aksionin “Fundi i Marrëzisë” në 2013-ën.

Në vijim Ahmetaj e konsideroi historik votimin e sotëm në parlament, ndërsa u shpreh se në të nuk ka asgjë të fshehtë dhe se cdo gjë është publike.

I pyetur nga Eni Vasili se përse lojërat e fatit nuk u mbyllën në 2013-ën, Ahmetaj u përgjigj se ka një reflektim shoqëror, por një fakt i rëndësishëm për marrjen e kësaj nisme këtë vit janë edhe raportimet nga agjencitë e inteligjencës, të vendit e të huaja, se një pjesë e lojërave të fatit kishin rënë në duart e krimit.

“Ka një reflektim shoqëror, ka një reaksion ndaj përhapjes së fenomenit dhe kthimit të tij në një plagë sociale. Një pjesë e lojërave të fatit ranë në duar që ishin të papërshtatshem, në duar të elementëve kriminale. Këtë e vumë re gjatë këtij viti, nga sondazhet, por edhe nga të gjitha institucionet e inteligjencës të vendit dhe të huaja, për terrenin që gjenin elementët kriminalë në Lojërat e Fatit. 2018-ta kulmoi në atë angazhim që ka qeveria edhe në luftën kundër krimit. Mos e shikoni thjesht si një mbyllje e një industrie, por ta shohim edhe si një reflektim të qeverisë. Ka dy korsi kryesore, njëra është pjesa sociale dhe pjesa tjetër është lufta kundër krimit”, tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb