Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi sot në Kuvend se Presidenti Meta iu mohoi shqiptarëve të drejtën për të votuar me dekretin e tij. Sipas tij, ai s’bëri gjë tjetër veçse i hodhi benzinë zjarrit.

“Duke tentuar të dilte mbi palët Presidenti u bë palë. Kjo që ai bëri është t’i hedhësh benzinë zjarrit, është në dëm të demokracisë. 30 qershori është data e gjithë shqiptarëve, fatmirësisht KQZ mori vendimin e duhur. Në 30 qershor do ecim drejt kutive të votimit. Është kohë për reflektim, patjetër, është koha të reflektojmë për një krizë artificiale të krijuar nga ata që lanë mandatet”,- tha Ahmetaj.

Ndër të tjera ai i drejtoi edhe disa pyetje Presidentit: “Kur dogjën mandatet deputetët e opozitës pse ju si President nuk ndërhytë për t’i ndaluar që të mos i digjnin e të mos prishej imazhi i vendit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb