TIRANE

Pas miratimit sot nga Kuvendi të dekretit të Presidentit Ilir Meta për shkarkimin nga detyra e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj  ka një njoftim të fundit. Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’, Ahmetaj shkruan se është gati pagesa e këstit të dhjetë për ish-të përndjekurit politikë.

Ish-ministri shprehet se mbi 123 ish të përndjekur politikë që janë ende në jetë, përfitojnë pagesën e 10-të, me një fond total prej 99,6 milionë lekë.

“Gati edhe pagesa e këstit të dhjetë për ish-të përndjekurit politikë të kategorisë parësore!

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar dokumentacionin e nevojshëm përkatës në mënyrë që të përfitohet kjo pagesë.

Ndërkohë vazhdojnë pagesat e këstit të tretë për trashëgimtarët, ku po trajtohen mbi 11 mijë dosje.

Vëmendja e qeverisë ndaj ish-të përndjekurve politikë, është reflektuar qartë në shifra në vitet e fundit. Përgjatë periudhës 2014-2018 janë disbursuar në favor të kategorisë parësore më shumë së katërfishi i shumës krahasuar me periudhën 2009-2013”, shkruan Ahmetaj.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: