Zv. kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, i është përgjigjur opozitës për akuzat e ngritura.

Ai tha se në qeverisjen e PS qytetarët kanë përfituar shumë, duke përmendur rritjen e ndihmës ekonomike dhe banesat e përfituara nga rindërtimi, në zonat e prekura nga tërmeti.

Ai kërkoi më tej nga opozita, që të votojnë zgjatjen e procesit të Reformës në Drejtësi.

“Pavarësisht se nga cila anë e parlamentit vijmë, dua t’ju informoj që qeveria përdor sekretariatin e vet për të mbajtur shënim ankesat e qytetarëve. Si mazhoranca dhe opozita sjellin fakte, interpretim, ndërsa reflektimi i shoqërisë ka të bëjë me reforma të cilat flasin për përpjekje të vazhdueshme të kësaj mazhorance për të ndryshuar realitetin. Kur doni të largoni nga realiteti dikur, thoni pse na krahasoni me të kaluarën. Por vetëm 8 vite më parë janë dhe një kujtesë duhet ta bëjmë. Qytetet shqiptare ishin sikur të ishin bombarduar, ndërsa sot, shumica e tyre kanë ndryshuar. E dyta, në atë ditë kur morëm përgjegjësinë për të drejtuar vendin ishte kulmi i varfërisë. Kjo mazhorancë bën reforma, si ajo e drejtësisë.

Ju nuk do e miratonit kurrë, po të mos ishte për amerikanët që ju morën një më një, ndërsa sot flisni për vetingun. Ju keni thënë që reforma dot ë luftojë korrupsionin, votojeni zgjatjen e reformës. Nuk ka pasur asnjëherë forcë politike atë që ka bërë PS. Kemi dhënë falas mbi 50 pallate dhe Durrësi është qyteti i parë që përfiton nga tragjedia e tërmetit.

Një përmbytje ndodhi te ju, u detyruam ne që të dëmshpërblinim qytetarët e Shkodrës. Të thuash që nuk ka probleme vendi do të ishte qesharake. Kur flisni për varfërinë çfarë refleksioni ka? Ne sot kemi bonus për bebet. Kemi bërë dhe për papunësinë dhe për mbi 15 mijë familje, përfshirë dhe jetimët që do të marrin dyfishin.

Hajde të punojmë bashkë që në 20-30-ën të jetë shoqëri digjitale. Ne mbajmë shënime, ju na kritikoni, mos gënjeni dhe na thërrisni prapë dhe na thoni çfarë bëni për qytetarët, që kanë nevojë, për nënat që janë kryefamiljare, për infrastrukturën dhe energjinë”, tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: