Hiqen tatim fitimi për të gjitha bizneset e vogla me një xhiro vjetore prej 14 milionë lekësh deri në vitin 2029. Ky fakt është bërë i ditur nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetajn në një konferencë për mediat. Ai theksoi se bëhet fjalë jetësimin e një plani kombëtar 2030.

“Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarëve avancimin e planit kombëtar 2030. Ky plan do të jetë i detajuar, me reforma konkrete dhe me projekte konkret dhe me kalendarizim, muaj pas muaj e vit pas viti. Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat.

Për shqiptarët që punojnë në biznesin e vogël. Kryeministri dje ka komunikuar iniciativën për çlirimin nga taskat per te gjithe biznesin e vogël deri në xhiron 14 milionë lekë. Zero tatime. Zerimi i tatimit mund te shoqerohet me heqje te vleres se tatimit te shtuar., tha Ahmetaj.

Kujtojmë se dje kryeministri Edi Rama pohoi se do të hiqej kjo masë lehtësimi për bizneset e vogla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: