LAÇ

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka publikuar një video nga lagjia e re e Rindërtimit në Laç ku kompania turke po përgatit terrenin për të filluar me ndërtimet.

Sipas Ahmetajt, kjo lagje nis të marrë formë pas 3 muajsh ku do të ngrihen dhe pallatet e rinj.

Më tej ai jep dhe detajet duke theksuar se ‘dhurata’ e Turqisë për tërmetin e 26 nëntorit është një lagje me 524 apartamente në 72 mijë metra katrorë ku familjet që humbën shtëpitë do të jetojnë me kushte të mira.

STATUSI NGA ARBEN AHMETAJ

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

Sot në Laç, ku vijon me intensitet puna për ndërtimin e lagjes së re, që do të jetë jo vetëm qendra e Laçit të së ardhmes, por edhe modeli i ri i zhvillimit të zonave urbane, sociale dhe ekonomike në vend.

Kompania turke është angazhuar, pas një faze po kaq intensive përgatitore të terrenit, që për tre muaj të fillojnë të ngrihen pallatet e rinj, e të marrë formë lagjia e parë e rindërtuar pas tërmetit.

Projekti i financuar nga Republika e Turqisë, përfshin ndërtimin e 524 apartamenteve, në një truall rreth 72 mijë metër katrorë, me hapësira të gjelbëruara e parkimi për banorët, njësi shërbimi dhe qendrën tregtare, ku familjet që humbën banesën në 26 nëntor, do të jetojnë me cilësi dhe standarde shumë herë më të mira së më parë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb