Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka zhvilluar ditën e sotme një seancë dëgjimore me Ministrin e Shtetit per Rindertimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj. Gjatë fajlës së tij Ahmetaj tha se janë dhënë 1.5 miliardë euro në favor të rindërtimit. Më tej ai tha se këto grante janë përthithur 100% nga qeveria.

“Janë 25 kantierë ndërtimi, 14 nga Fondi Shqiptar, 11 bashkua plus 8 kanntierë të rinj që do fillojnë në Kombinat. 50 vende partnere në instuticionet ndërkombëtare. Në total u angazhuan dhanë 1.5 miliardë euro në favor të rindërtimit nga të cilat 295 milionë euro grante, 853 milionë kredi dhe 3.4 milionë euro kontribute në natyre. Qeveria shqiptare ka përthithur 100% ato. BE 75 milionë euro objekte mësimore, 40 milionë euro trashëgimi kulturore, Gjermania 11 milionë euro oblejkte mësimore, Katari 5 milionë euro objekte mësimore. Vlera e grantëve kap shumën që u referova”- tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb