Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka zhvilluar një takim me qyetarët në njësinë nr.4 në Tiranë.
Ahmetaj aty ka folur për programin e PD, teksa nuk ka kursyer ironitë me atë të kundërshtarëve.

Ai thotë se programi i PS është i detajuar, kurse premtimet e PD janë të realizueshme vetëm tek “Liza në Botën e Çudirave’’, pasi në realitet vendi me ato falimenton për 1 vit e gjysmë.


Ahmetaj kujtoi se gjatë qeverisjes së PS janë krijuar 282 mijë vende pune të reja.

”Për informacionin tuaj, për t’iu informuar se sa të detajuar kemi qenë në programin tonë. Jemi duke u marrë me shtyllën e rëndësishme të familjes, duke parë dhe detajet që kanë në përditshmërinë e tyre familjet shqiptare.
Për fëmijët që janë pjesa më e rëndësishme, do të fillojmë programin që në klasë të parë, gjuha angleze, dhe njohuritë kompjuterike. Por çdo të thotë kjo për ju, familjet tuaja?
Imagjinoni në 2030, këta fëmijë të flasin anglisht, të jenë literalë, të prdorin kompjuterin, dhe shumë prej tyre do bëhen të avancuar në shoqërinë dixhitale, apo deri tek prodhimi i softëare.
Në harmoni me produktivitetin, dëshirat e familjes shqiptare, dhe me atë që do vendi, pjesë dinjitoze e ekonomisë globale.
Një zonjë si Elona e ka propozuar të paguajë librat, të japim libra falas për gjithë nxënësit e 9-vjeçares, libra falas. Nuk është vetëm subvencionim, por çdo nxënës të ketë librat e shkollës, dhe mos u mungojë dija sepse ka mungesë të ardhurash.
Mos harroni një element tjetër, në mandatin e kaluar gjatë qeverisjes sonë, kemi krijuar 282 mijë vende të reja pune. Kemi krijuar, 282 emra të rinj, që kanë në mëngjes një mundësi pune. Në krahasim me kunëdrshtarin tonë, programi i tyre është gënjeshtër, nuk e di nëse është e qëllimtë apo i vjen nga pavetëdija.
Të realizoheshin në Lizën në Botën e Çudirave. Ata falimentojnë me ato premtime në 1 vit e gjysmë.
Ne i kemi rritur pensionet, mes 5 deri në 5.3%. Atë paketën e solidaritetit, do e kthejmë në politikë të përhershme ndërkombëtare. Ata s’dinë ku janë.”-  tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb