Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i ulur në krah të kryeministrit Rama dhe ministres së Financave Anila Denaj, u ndal tek shifrat dhe vlerësoi, efektet pozitive siç tha, të taksës progresive.

“Taksa progresive nuk është virtualitet, pro fakt i rëndësishëm. Është një taksë që i lë një shumë të konsiderueshme parash qytetarit.

18,2 miliard është fondi që qeveria Rama ka shtuar ndryshe nga qeverisja paraprake për periudhën 2014-2021.

16,63 miliardë janë shtuar vetëm për administratën publike, dikur ngelej në buxhet dhe pasuroheshin të pasurit, sot ajo shkon në xhepat e shqiptarëve. Politika jonë bën diferencën. Taksa progresive ka shtuar në xhepat e shqiptarëve 960 milion dollarë, nuk erdhën në buxhet.

Paga bruto u rrit 18,8%, paga minimale është rritur 31,31%. Ky është një tjetër premtimi i mbajtur”,- tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: