Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka uruar 7 marsin për mësuesit nga kantieri i shkollës ”Hasan Vogli” në Tiranë.

Ahmetaj thotë se arkitektura e shkollës është shumë interesante pasi ka qenë me 7 klasa, dhe tani do të jetë me 20 klasa pavarësisht se vendi ndodhet mes pallateve.

Ai thotë se në fund të marsit përmbyllet pjesa e parë, kurse në qershor gjithë shkolla ndërsa më pas godina është gati të presë nxënësit në shtator-tetor për sezonin e ri mësimor.

”Një zgjidhje shumë interesante arkitekturore në mes tëe pallateve. Shkolla ka qenë e vogël me 7 klasa. Do të jetë me 20 klasa, me palestër të madhe, me ambiente teknike, laborator, për 600 nxënës dhe fëmijë të parashkollorit. është shkollë komunitare mes pallateve, ku zgjidhjet kanë bërë të mundur që jo vetëm të kenë ambientete shkollës por edhe oborrin tradicional. Në fund të marsit do ta kemi të mbyllur karabinanë. Në qershor do kemi të mbyllur gjithë shkollën. Në shtator-tetor pret nxënësit, shkollë moderne.
Po ndërtojmë 160 shkolla së bashku. Në gjithë ato që po ndërtojnë donatorët, janë 160 shkolla. Vetëm buxheti po ndërton 79 shkolla. Kemi 23 shkolla në Tiranë që ndërtohen brenda programit të Rindërtimit. Ndjesë shumë qytetarët që i bezdisim me zhurmën. ”- tha Ahmetaj.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb