TIRANË

Në një intervistë pe “Skype” për News24, kandidati i PS në Tiranë, Arben Ahmetaj, sqaroi arsyet pse, sipas tij, shqiptarët duhet të votojnë socialistët.

Sipas ministrit Ahmetaj, ka një sërë arsyesh pse duhet votuar PS, që nga “Reforma në drejtësi, në energji, në financa, në çështje sociale, spitalet, rimbursimi, sigurisht që ka akoma shumë punë të pambaruara dhe ka një mallkim për ta lënë mbrapa. Ka 1 milion arsye pse duhen votuar socialistët, mbi të gjitha ne bëjmë shtet. Kush tenton të blejë votën, të bëjë dhunë, asnjëherë nuk përfundon mirë. Arsyeja për të votuar PS është një e madhe patjetërsueshme për çuarjen e punëve përpara. PS ka treguar se di të bëjë shtet, edhe kur e merr shtetit të rreckosur e kafshuar nga të gjitha anët, e tregoi tërmeti, pandemia. Të gjithë e njohin Lulin e palët e tjera”.

Më tej, ministri foli dhe për procesin e vaksinimit, duke thënë se javët në vijim priten doza të reja nga AstraZeneca, pfizer dhe Sputnik V.

“Sasia e radhës pritet nga AstraZeneca, vjen me instrumentin Covax. Priten rreth 40 mijë nga Pfizer, në javët që vijnë, priten 50 mijë doza Sputnik V, të kontraktuara së fundi përmes ndihmës së fondacionit Tony Bler. I bie që ne të kemi gati 2.6 milionë vaksina deri në fund të vitit. Ne bëmë një ndryshim në buxhet, kemi bërë gati një vlerë të alokuar vetëm për vaksinat, që është gati për blerjen e reja, pas fitores së 25 prillit. Sot ne filluam vaksinimin e fasonëve”, u shpreh Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb