Cristiano Ronaldo e ka bërë shumë të qartë se ai do të preferonte të luante për një klub të ri në 2022/23. Pesë herë fituesi i Topit të Artë u kthye në Manchester United nga Juventusi verën e kaluar dhe mendohej se do t’i çonte Djajtë e Kuq drejt lavdisë, por gjërat nuk shkuan kështu dhe kriza u thellua në klubin anglez.

Pavarësisht faktit se një Ronaldo 37-vjeçar shënoi 24 gola në të gjitha garat, United dhuroi një sezon të mjerueshëm ne 2021/22 në përgjithësi.

Ata përfunduan në vendin e gjashtë në Premier League, që do të thotë se do të luajnë në Europa League këtë sezon në vend të Champions League dhe për Ronaldon, kjo është thjesht e papranueshme.

Liga e Kampionëve është fusha e tij personale e arritjeve të mëdha dhe ai dëshiron të luajë në garë në çdo vit të mbetur të karrierës së tij profesionale.

Kjo është kryesisht arsyeja pse ai po kërkon të lëviz diku tjetër këtë verë, megjithëse pretenduesit e mundshëm për ndërkombëtarin portugez kanë qenë të vështirë për t’u gjetur.

Edhe ish-klubi i Ronaldos, Real Madrid, është konsideruar si një destinacion i mundshëm në lajmet e merkatos, por duket se presidenti Florentino Perez nuk është i prirur të bëjë një lëvizje të tillë.

 

Qëndrimi i tij është konfirmuar, pasi disa pamjeve që po qarkullojnë në rrjet ku fansat i kërkojnë që të firmosë me CR7 dhe Perez u përgjigjet duke thënë: “Përsëri?”.

“Por, ai është 38 vjeç”, shprehet Presidenti i “Los Blancos”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb