12 gola në 10 ndeshje. Aventura e Erling Haaland te Man.City ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, numrat e tij janë të shkëlqyer, por sulmuesi norvegjez nuk është i befasuar shumë:

“Pak po, por nuk është diçka shokuese pasi i njoh aftësitë e mia dhe ato të skuadrës ku luaj. Kam shokë shumë të mirë dhe bëj pjesë në një klub optimal. E dashuroj të luaj në këtë stadium dhe deri më tani jam argëtuar.

Raporti me Guardiola-n? Deri më tani gjërat po shkojnë mirë pasi ai është një maniak i futbollit, ashtu si unë. Të dy e duam futbollin, ai është i çmendur, por kjo është një gjë që mua më pëlqen. Ai mendon gjithnjë si të përmirësojë lojtarët e tij. Është disi e ndërlikuar por unë përpiqem të asimiloj sistemin e tij të lojës pasi nuk mund të humb kohë”, u shpreh ndër të tjera Haaland.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb