Shqiptarja, që pasditen e së mërkurës sulmoi me thikë një bashkatdhetarë 27-vjeçare në zonën e Pylaia në Selanik, për shkak të xhelozisë, është shfaqur e penduar. Ndaj 25-vjeçares shqiptare, prokurori publik ka ngritur procedim penal për vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa akuzohet edhe për armëmbajtje dhe përdorim të armëve. E reja ka kërkuar dhe ka marrë afat për të kërkuar falje të hënën e ardhshme dhe deri atëherë do të qëndrojë në paraburgim.

“Motra ime është e penduar dhe kërkon falje për atë që ka bërë. Nuk duhej të nxitonte me vajzën”, tha vëllai i 27-vjeçares, duke theksuar se “ajo më thotë; ‘vëlla, të lutem bëj diçka që të mos shkoj në burg’”. Ai pohoi se “motra ime ka gjashtë vjet që ka duruar këtë vajzë. Ajo e donte shumë burrin e saj, dha jetën për të, bëri gjithçka për të. Ai jetonte me të dyja gratë. Motra ime është penduar. Ajo nuk donte, jam i sigurt që nuk donte, por koha nuk kthehet pas”, tha vëllai i vajzës.

Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 19:00, në rrugën Ralli, në zonën e Pylaia në Selanik, kur viktima me origjinë nga Shqipëria po shkonte drejt shtëpisë së saj. Më pas shqiptarja e ka ndjekur dhe e ka sulmuar me thikë dhe e ka plagosur në bark dhe në shpatull. Viktima është futur për ndihmë në shtëpinë e motrës së saj, e cila ndodhet në një rrugë anësore, ndërsa autorja, nënë e dy fëmijëve të mitur u arrestua në vendngjarje. 27-vjeçarja e plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb