E ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Frontline” në News24, nënkryetarja e LSI Tiranë, Briseida Shehaj, foli për rikthimin e Ilir Metës në parti pas 24 qershorit.

“Është një moment shumë i nevojshëm sepse mendoj se nuk do jetë një opozitë e thjeshtë”, u shpreh ajo.

Por a do të jetë Ilir Meta lider i opozitës?

“Se e kam dhe cik bezdi të flas kështu, se kur flet për bashkëpunëtorët fillojnë pastaj Skënderbeu dhe Zeusi… Meta është njeri i betejave dhe e ka faktuar, ka një çmenduri të veten gjë që dhe mua më ka bërë të jem krah tij se jemi cik të dy malokë nga jugu, dhe jemi të vendosur në atë që bëjmë, mendoj se është e nevojshme që ai ta bëjë atë sakrificë në këto momente.

Do jetë opozitë e vështirë, është shumë e nevojshme, jo e thjeshtë, është çështje fryme, unë jam kundër që  të dalim në protesta kur del politika, shpresoj shumë të dalin në protestë”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb