TIRANË

Ish-presidenti Ilir Meta ka folur sot në emisionin “Open” në News24 për rikthimin në LSI, emrin e ri si Partia e Lirisë dhe objektivin për të rikthyer referendumin.

Meta tha se nuk është qëllimi për të bërë një forcë politike, qëllimi është për të sjellë një ndërgjegjësim të ri dhe gjithëpërfshirës që problemet nuk i zgjidh as Ilir Meta dhe askush tjetër, por duhet t’i marrë përgjegjësitë çdo qytetar.

Ai theksoi se mekanizmi aktual do hidhet në erë dhe pse nuk e duan ata që bëjnë ligje në parlament, por do arrihet dhe se në ditët në vijim do shpaloset plani.

“Së pari, popullin e 2 marsit e thirri Presidenti Ilir Meta. A e thirri Presidenti Ilir Meta, e thirri me facebook. A iu përgjigj thirrjes populli, a u arrit objektivi i 2 marsit.
Nëse unë sot hyra në politikë aktive, pavarësisht se e kisha menduar dhe më përpara, padyshim që motivi im ishte për të plotësuar një boshllëk që vjen në këtë drejtim. Nuk është qëllimi për të bërë një forcë politike, qëllimi është për të sjellë një ndërgjegjësim të ri dhe gjithëpërfshirës që problemet nuk i zgjidh as Ilir Meta dhe askush tjetër, por duhet t’i marrë përgjegjësitë çdo qytetar. Referendumi do të jetë shpata e Demokleut për të gjithë udhëheqësit, politikanët, që do mbajë nën kontroll këtë klasë politike që duhet të jetë në shërbim të popullit.
Referendumi për gjithçka. Nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese pa kaluar në referendum. Për këtë është punuar dhe do punohet me ekspertët më të mirë.
Duhet bërë ligji. Ai mekanizëm do hidhet në erë. Ndaj ftoj çdo shqiptar të votojë partinë e Lirisë, partinë e Referendumit. Nuk e duan ata që bëjnë ligje në parlament, nuk e duan politikanët, mediat që mbahen me lekët e inceneratorët, nuk e duan referendumin. Nuk jam fare i shqetësuar nëse e merr dhe dikush tjetër këtë flamur. Do arrihet, do vijnë votat, do ndërgjegjësohen njerëzit, do marrin përgjegjësi. Unë nuk kërkoj të zbrazet Shqipëria dhe pastaj të bëhet referendum me të ardhur nga vende të tjera. Prandaj po nxitoj. Të gjitha do shpalosen në ditët e ardhshme. Partia e Lirisë është partia e referendumit”, deklaroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb