Futbollisti brazilian Dani Alves vazhdon të mbahet në burgun Brians 2 në Spanjë, pas akuzave për sulm seksual të marra nga një vajzë pas takimit të tyre në fund të dhjetorit në një klub nate të Barcelonës.

Ndërsa avokatët e ish-lojtarit të Barçës, Juventus-it dhe PSG-së përpiqen të sigurojnë lirimin e tij, Dani Alves po mësohet me jetën në qeli dhe në Spanjë ka shumë raporte, të cilat ndonjëherë janë edhe kontradiktore, për atë që lojtari bën apo nuk bën brenda mureve të burgut.

Dhe emisioni televiziv El programa de Ana Rosa, i transmetuar në Telecinco, ka kontakte me një burim që nuk mund të ishte më i drejtpërdrejtë. Flitet për një person tjetër të ndaluar në Brians 2, i cili kërkoi të mbetej anonim, por që rrëfeu atë që pa në burg nga Dani Alves.

“Ai ndihmon aq sa mundet, u blen të tjerëve gjëra për të ngrënë dhe i fton, nuk sillet si yll. Ka disa nga zyrtarët e burgut që përpiqen të miqësohen me të, ndërsa të tjerë janë të lumtur që e kanë këtu”.

Një dëshmi që bie ndesh me ata që flasin për një Dani Alves që mbahet në distancë nga të burgosurit e tjerë dhe që gjithashtu do të kishte më shumë se disa trajtime favorizuese për statusin e tij të famshëm, edhe pse ka përfunduar pas hekurave.

Burimi anonim ka shpjeguar gjithashtu se në momentet kur takohet me të burgosurit e tjerë, braziliani e lëshon veten edhe për çështjen që e çoi në burg. “Ai nuk flet shumë, por ajo që tha është se nuk ka abuzuar me askënd, se nuk ka goditur askënd. Dhe nëse vajza nuk do të donte, ai nuk do të donte të bënte asgjë, ai nuk e detyroi askënd”.

Sigurisht, një version mjaft i ngjashëm me atë të fundit që braziliani i ka dhënë hetuesve. Pasi deklaroi se nuk e njihte vajzën, fillimisht pranoi se e kishte parë në disko atë mbrëmje dhe më pas kishte pasur një marrëdhënie me të. Por nëse gruaja ka qenë dakord apo është forcuar, kjo mund të ndryshojë gjithçka për mbrojtësin e krahut…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb