Presidenti Joe Biden bëri një gafë gjatë fjalimit të tij për luftë në Ukrainë, duke ngatërruar kombin ukrainas me atë të Iranit.
Biden, njeriu më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë në presidencën e Shteteve të Bashkuara, po fliste për pushtimin e vazhdueshëm rus kur gaboi.

“Putini mund të rrethojë Kievin me tanke, por ai kurrë nuk do të fitojë zemrat dhe shpirtrat e popullit iranian”, tha Biden.

Vetëm pasi mbaron së thëni ‘iranian’, nënpresidentja Kamala Harris ndërhyri, duke i thënë fjalën e duhur; ‘ukrainas’. Rrjetet sociale u ndezën nga reagimet për gabimin, ndërkohë që video ka bërë xhiron e rrjetet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: