Kështu ka përmbledhur “Gazzetta dello Sport” në analizën e saj, paraqitjen e bërë nga mbrojtësi i Barcelonës, Xherard Pike, për ato pak minuta që u aktivizua në mesjavë në Ligën e Kampioneve.

Dhe me sa duket mbrojtësi veteran ka nisur të ndryshojë historinë e tij te Barcelona.

Nga i pallogaritshëm në skuadër, atij i ka ardhur shansi në derë për të fituar vendin e titullarit dhe për të vënë në vështirësi kolegët e tij.

Dëmtimet e Arauhos, Kundesë, Kristensenit e kanë futur në krizë mbrojtjen e Barcelonës dhe Xherard Pike së bashku me Erik Garsian janë të vetmit qendërmbrojtës që Ksavi i ka në dispozicion dhe të padëmtuar.

Pike, i cili e dinte se ishte dënuar praktikisht nga Ksavi dhe për një moment mendoi se situata e tij nuk do të ndryshonte, e sheh veten përpara mundësisë së sezonit. Nëse del mirë nga kjo “tango” e fundit…/ Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: