“Familja e Bilbil Tolulit në Bathore është si shumë familje të tjera në zonën e Kamzës dhe të Shqipërisë, të përjashtuar nga ndihma ekonomike, të mashtruar nga qeveria me premtime të pambajtura”.

Kështu deklaron Partia Demokratike, pas takimit të ish-deputetit të PD, drejtuesit politik të PD në zonë, Flamur Noka me banorët. Banorët thanë se janë mashtruar nga Edi Rama për legalizimet. “Pas 8 vitesh, legalizimi jo vetem nuk u bë falas, por nuk u bë fare”- tha kryefamiljari i zhgenjyer, duke bërë përgjegjëse qeverinë për diskriminim.

“Edi Rama e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro! Ai po e mban peng këtë vend. Ndaj, më 25 prill të gjithë duhet të shkojmë tek kutitë e votimit për t’i dhënë Shqipërisë një fytyrë tjetër, një qeveri me Lulzim Bashën. Ne do të jemi pranë jush në çdo moment.
Të gjithë ata që kanë abuzuar keto vite do të vihen përpara përgjegjësisë. Koha kur qytetarët shkelen me këmbë do të marrë fund!
Detyra e shtetit është të kujdeset për qytetarët e tij” – theksoi Flamur Noka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb