Politologu Roland Lami tha në emisionin “Real Story”, në News24, se ai që merr postin e ministrit të Brendshëm, ka dhe kostot për pushtetin, një gjë që nuk ndodh me ministritë e tjera.

Teksa komentoi largimin e Sandër Lleshajt pas vrasjes së Klodian Rashës nga policia, Lami deklaroi se në vendin tonë krimineli është kthyer në një lloj pushteti dhe ministrit të Brendshëm i është dashur të jetë zgjatim i kryeministrit dhe ta përdorë krimin në funksion të pushtetit.

“Rama nuk ka dëshirë që ne të ndalemi të pjesa historike, por po t’i bësh një lexim historik Ministrisë së Brendshme do të vëresh që një rregull mbetet i shkruar dhe evident, që ai që merr postin e ministrit të Brendshëm shoqërohet me koston për pushtetin, që nuk është te ministritë e tjera. Thelbi ka të bëjë se cfarë raporti ka politika me krimin dhe Ministria e Brendshme është ajo që do të gjejë këtë. Te ne krimineli është kthyer në një lloj pushteti dhe një ministri i është dashur të jetë zgjatim i kryeministrit dhe ta përdorë këtë aset që ta jep krimi në funksion të pushtetit. Gjykoj që Ministria e Brendshme ka qenë një nga ministritë që i është dhënë edhe arra, edhe guri, për të luajtur me krimin”, u shpreh Lami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb