Kjo verë ka qenë jo shumë pozitive për Cristiano Ronaldon. Sulmuesi shprehu dëshirën për t’u larguar nga Manchester United, ndërsa edhe sjellja e tij në skuadër ka rënë në sy, natyrisht për keq.

Një nga më të mirët në botë gjatë miqësores me Rayo Vallecano, në të cilën luajti vetëm në pjesën e parë, ai la stadiumin pas pushimit të ndeshjes, pa pritur fundin.

Ish-shoku i skuadrës te Portugalia, Luis Nani mbron CR7-tën, në një intervistë të dhënë për Record.

“Ne kemi luajtur së bashku për një kohë të gjatë. Shumë gjëra mund të ndryshojnë në jetë, si reagimet ashtu edhe qëndrimet ndaj situatave të ndryshme, por duke gjykuar nga ajo që shoh unë, Cristiano sillet tamam si më parë. Kur ekipi luan keq ose humbet, ai reagon. Cristiano Ronaldo nuk është më fëmijë. Ai ka performuar mirë në të gjitha klubet ku ka qenë dhe gjithmonë ka patur të bëjë me lojtarë të ndryshëm.

Ai është tani në Manchester United, ku trajneri dëshiron të ndërtojë një ekip të fortë, por nuk është një gjë e lehtë për të bërë veçanërisht nëse nuk ka kohë. Ai dëshiron të jetë më i miri, të shënojë dhe të qëndrojë në krye. Prandaj besoj se reagimet e tij janë normale” – Tha ai.

Media

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: