Pas ujit, ku premtoi se në fund të mandatit të tretë shqiptarët do të kenë ujë të pijshëm 24 orë në ditë, kryeministri Edi Rama foli edhe për energjinë elektrike.

Gjatë prezantimit të programin elektoral për ujin dhe energjinë, Rama kujtoi reformën në energji, pas ardhjes në qeveri, duke thënë se zhduki aforfenë dhe shumë të këqija të atij sistemi, që sipas tij, ishte i tëri një afrofe qeverisjeje.

“Ne zhdukëm aforfenë, ashtu si dhe shumë të këqija të atij sistemi që ishte i tëri një aforfe qeverisjeje, dhe që sot pretendojnë të rikthehen. Ato kanë në program ato të këqija që mezi i hoqëm nga sistem. Ne kemi sot një sistem që është aq transparent e i kontrollueshëm për qytetarin, saqë duket e pamendueshme që ajo që kemi jetuar nuk ka qenë 70 vjet më parë, por vetëm 7 vjet më parë. Ju kujtoj radhët stresuese me klithma, sharje, për të paguar energjinë elektrike, në shi, në të ftohtë, në diellin e nxehtë. Sot secili mund të kontrollojë përmes telefonit çdo gjë. Dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël, të jetë e ardhmja e fëmijëve tuaj më të vegjël, Shqipëria të jetë shtëpia ku çdo fëmijë të ndihet krenar, dhe mos dojë të largohet prej saj, apo kur të largohet për eksperiencë tjetër, të ketë padurimin për t’u kthyer”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb