Kreu i PD, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ka plaçkitur tokat në Gjipe sikur ti kishte të tijat. Berisha tha se kjo ka qenë arsyeja pse ja vodhën mandatin Fredi Belerit, që fitoi zgjedhjet vendore në Himarë, duke e burgosur në akuzën e shitblerjes së votës.

“Po vij nga Himara, ja mori mandatin Fredi Belerit, ky shtetas shqiptar nëse e votojnë shqiptarët do të marrë cdo post. Ku e ke gjetur këtë parim ti vjedhësh mandatin të zgjedhur vetëm e vetëm se e dije se ato toka që ke plaçkit në Gjipe nuk do t’i vidhje kurrë se nuk janë të tuat. Ata të tutë kanë patur 4 dhi e 5 dele, skanë patur asgjë. Kanë qenë më të varfërit e asaj zone”, tha Berisha.

Sali Berisha: Saranda do mbrohet. Saranda ka pasuritë më mahnitëse. Thashë edhe njëherë. Tjerët mund të kenë shumë gjëra, po park si Butrinti në njohuritë e mia, në dijet e mia, nuk ka askush tjetër.
Edhe aty, kthetrat e zeza të mafies shqiptare.

Po vij nga Himara. A e patë se çfarë ndodhi në Himarë? Ia mori mandatin Fredi Belerit, dhe shkoi e u struk, aty ku thote Frederik Niçe, strofa e fundit e horrave.

I çoi marërdhënie në thikën pikë, duke shkelur në Kushtetutë, duke shkelur ligje, duke shkelur Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Dhe gjeti justifikimin se, ky një grek do na bëhet.
Po çfarë do të thuash ti se, ky një grek do na bëhet?
Po ky shtetas shqiptar, nëse e votojnë shqiptarët, do të marrë çdo psot, çdo detyrë në Republikën e Shqipërisë.
Çfarë do të thuash ti me këtë?

Ku e ke gjetur ti, këtë parim që, shkon dhe i grabit mandatin atij të zgjedhur? Vetëm e vetëm se e dijë që ai, ato toka që ke plaçkitur në Gjipe dhe të Manastirit të Skutarasë, nuk do t’i merrje kurrë. Se nuk janë të tuat, Edi Rama. Se vetë ata tutë, kanë lënë me dokumenta që kanë pëtur 4 dhi e 5 dele, se nuk kanë patur asgjë tjetër. Kanë qenë më të varfërit e kësaj zone.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb