Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka pezulluar aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundit nuk ka deklaruar pronarët përfitues.

TIRANË– Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka pezulluar aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundit nuk ka deklaruar pronarët përfitues. Mirëpo Report Tv bën me dije se kjo është thjesht një çështje procedurale e që nuk  ndikon aspak në aktivitetin e përditshëm të kompanisë. Burine nga kompania bën me dije se aktiviteti i fluturimit të ‘Air Albania’ vijon pa asnjë ndërprerje, duke iu drejtuar qytetarëve që të mos shqetësohen.

Pezullimi në QKB ka ndodhur për shkak të një mospërputhje mes formularit të kërkuar nga qendra e biznesit dhe ai i dërguar nga kompania ‘Air Albania’ lidhur me përfituesit finalë. Të njëjtat burime sqarojnë se ditën e sotme kompania po ridërgon formulain sipas kërkesave të QKB-së dhe pritet menjëherë që të rikthehet në statusin aktiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: