Ekuipazhi i parë vetëm gra i “Air India” u ul sot herët në aeroportin e Bengalurusë pasi përfundoi një fluturim ndërkontinental, pa ndërprerje, prej 17 orësh nga San Francisco.

Zoya Aggarwal, Papagari Thanmai, Akansha Sonaware dhe Shivami Manhas, katër komandantet e ngarkuara me fluturimin, u pritën në mbërritje me buqeta me lule.

Papagari Thanmai, duke folur për mediet në emër të të gjithë ekuipazhit, e përshkroi përvojën si emocionuese.

“Shumë udhëtarë donin të fotografoheshin me ne. Të tjerë e kishin rezervuar fluturimin tonë shumë kohë më parw”, tha ajo.

“’Përveç ekuipazhit tërësisht me gra, ata u tërhoqën edhe nga ideja e itinerarit, sipas të cilit pritej të fluturonim mbi Polin e Jugut. Udhëtarët festuan me ne në çastin kur hymë në rajonin polar”, shtoi Thanmai.

Ministri i Aviacionit, Hardeep Singh Puri, e uroi në Twitter ekuipazhin duke shkruar “Ky ekuipazh profesionistesh ka shkruar një faqe të re në historinë e aviacionit tonë civil”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: