Fluturimi kundër Sampdorias nuk është i pari në karrierën brilante të CR7. Ylli portugez njihet për këtë aftësi të tij, të kërcej shumë lart dhe mbi të gjitha të qëndroj pezull në ajër për disa sekonda, një tjetër detaj që e bën të papërmbajtshëm në lojën në ajër.

Goli i tij i fundit është një tjetër objekt studimi, një moment i veçantë që ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave. Ndaj Sampdorias, Ronaldo u ngrit në lartësinë 256 cm por ky nuk është rekordi i tij.

Man.united
Man.united

Pikën më të lartë portugezi e ka arritur kundër Man.United në vitin 2013, në atë kohë mbante veshur fanellën e Real Madrid. CR7 u ngrit në lartësinë 293 cm, imazhi i Evra tregon më qartë atë që Ronaldo arriti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

243 cm fluturoj kundër Torinos në derbi këtë vit ndërsa një cm më pak ka arritur edhe kundër Uellsit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: