Në portat e shkretëtirës, në ultësirën e Atlasit të Lartë, ndodhet një fshat i përjetësuar në kartolina, Aït-ben-Haddou.

Pas mureve të tij ngjyrë okre janë xhiruar shumë filma dhe seriale kult, si “Game of Thrones”.

Në këtë vend, i klasifikuar trashëgimi kulturore botërore nga UNESCO, koha duket se është ndalur.

Rreth 30 kilometra larg studios së Ouarzazate, “Meka” e kinemasë në Marok, Aït-ben-Haddou është më i famshmi ndër ksar-ët, një grup banesash kolektive tokësore, në Marokun jugor.

Fshati, edhe pse i gjithi në lartësi, ka një xhami, një papafingo dhe dy varreza, një për myslimanët dhe një për hebrenjtë.

Kjo tërësi arkitektonike e pazakontë formon një sfond idilik për artin e shtatë. Nga “Lorenci i Arabisë” deri te “Mumja”, duke kaluar përmes “Gladiatorit”, ksar-i ka pritur produksione filmash me emër.

Në këtë vend janë realizuar, gjithashtu, edhe disa skena nga “Game of Thrones”.

Aït-ben-Haddou u bë qyteti imagjinar i Yunkai-t, që u pushtua nga Daenerys Targaryen, personazh kryesor i historisë në “GoT”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb