Kanë përfunduar mbrëmjen e sotme tri ndeshjet e fazës së Play-off të Ligës së Kampionëve. AEK-u i Athinës, Young Boys dhe Ajax janë 3 skuadrat e para që kanë siguruar një biletë për në finalet e UEFA Champions League.
Kampionët në fuqi të Greqisë e prenë biletën pasi kaluan me rezultatin e përgjithshëm 3-2 hungarezët e MOL Vidi. Në ndeshjen e parë, grekët kishin fituar 1-2 si ndërsa sonte u ka mjaftuar një barazim 1-1 për të kaluar më tej.
Dinamo e Zagrebit ka zhgënjyer në fushën e saj duke u eleminuar nga Young Boys me rezultat të përgjithshëm 2-3. Ndeshja e parë në Zvicër përfundoi barazim 1-1 ndërsa në ndeshjen e sotme zviceranët në Zagreb fituan 1-2.
Në takimin tjetër u kualifikua Ajax-it, që pavarësisht barazimit 0-0 në takimin e kthimit, fitorja në shtëpi 3-1 përballë Dinamo Kiev i mjaftoi për të siguruar kalimin në fazën finale të Champions.
PAOK–Benfica, PSV-Bate dhe Salzburg-Crvna Zvezda janë çiftet e ditës së nesërme.
(BalkanWeb)