Pas Realit të Mdaridit edhe Juventusi. Dy favoritë, por që i thanë lamtumirë Champions nga “dora” e Ajax të Amsterdamit, një skuadër e mbushur me talente që po mrekullon me paraqitjet e saj dhe me meritë siguron një vend mes katër më të mirave të Europës. Jo vetëm kaq. Ky sukses është një shenjë e ringjalljes së futbollit holandez dhe i bindur për këtë është trajneri Erik Ten Hag.

Tenhag
Tenhag

“Ky është një rezultat shumë i rëndësishëm për futbollin në Holandë. Po kthehemi dhe kjo duket. Sinjalet janë. Kemi talente të jashtëzakonshëm dhe për vendin tonë mund të shkojë gjithçka mirë. Nuk ishim favoritë, por me filozofinë tonë tejkaluam edhe një herë limitet”, ka thënë trajneri i Ajax, që më pasi kthehet të flasë për triumfin në “Allianz Stadium”. “Kishim shumë raste për të shënuar. Duhet ta mbyllnim ndeshjen duke realizuar më shumë, por gjithsesi jam krenar dhe I lumur për këtë rezultat”, është shprehur tekniku holandez, i cili është padyshim arkitekti i edicionit spektakolar të Ajax në Champions League.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb